Në të gjitha shkollat e Skenderajt ka filluar viti i ri shkollor

Procesi edukativo-arsimor ka filluar në të gjitha shkollat e Skenderajt pa asnjë vonesë dhe me përgatitjet e nevojshme.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka vizituar në orët e paradites disa prej shkollave të Skenderajt. Ai më këtë rast ka parë nga afër përgatitjet për procesin edukativo-arsimor si dhe ka takuar mësimdhënësit dhe nxënësit e disa shkollave.

Nura i ka uruar për fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit duke shprehur përkushtimin e institucioneve lokale për përkrahje dhe avancim të sistemit arsimor në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore e teknologjike dhe cilësisë në arsim.

Në takim me mësimdhënësit z. Nura i ka siguruar ata se Komuna e Skenderajt çdo ditë po angazhohet në krijimin e kushteve për ngritje të cilësisë së mësimdhënies dhe në krijimin e kushteve për punë cilësore dhe profesionale në secilën shkollë në territorin e komunës së Skenderajt. Ai përzemërsisht i ka falënderuar për kontributin e tyre mësimdhënësit me përvojë në arsim, ndërsa ka uruar për angazhimin e tyre edhe mësimdhënësit e rinj.

Ndryshe mësimi në Skenderaj ka filluar në 23 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, në 3 shkolla të mesme të larta dhe në 1 institucion parashkollor. Në vitin shkollor 2016-2017 në Skenderaj mësimin do ta ndjekin rreth 13 mijë nxënës në të katër nivelet të shkollimit. Këtë vit 730 vogëlushë për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, ndërkohë që në klasën e dhjetë, në tri shkollat e mesme të larta janë regjistruar 1089 nxënës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …