Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit i kushtohet 17 shkurtit, Ditës Pavarësisë së Kosovës

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit i kushtohet 17 shkurtit, Ditës Pavarësisë së Kosovës

Shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, sot janë udhëzuar që në orën e parë të mësimit, të diskutojnë për 17 shkurtin  e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pasi nesër  më 17 shkurt 2021, Kosova shënon 13 vjetorin e pavarësisë. Për nderë të kësaj dite, janë paraparë një varg aktivitetesh që do të mbahen nga institucionet në vend. Aktivitetet shtetërore nisin në orën 8:00 me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Pas kësaj në orën 9:00 do të kryhen homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz. Ndërkaq pritja shtetërore për 13 vjetorin e pavarësisë do të mbahet në orën 18:00. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që sot në orën e parë të mësimit, të diskutojnë për 17 shkurtin i vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të gjitha komunat udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Shteti të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …