Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë është mbajtur Akademi Përkujtimore për nderë të Komandantit Legjendar Adem Jashari

Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me pjesëmarrje të udhëheqësve më të lartë të institucioneve shtetërore, Bacë Rifat Jasharit, vëllai i heroit Adem Jashari, historianë, dhe të ftuarve tjerë të shumtë, ku është nderuar kryetrimi ynë kombëtar, Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe anëtarët tjerë të Familjes emblemë të popullit shqiptar. 21 vjet pas luftës së Jasharëve, ne kujtojmë sakrificën unike të Ademit, Hamzës, Bacë Shabanit dhe pjesëtarëve tjerë të kësaj familjeje. Historia e njerëzimit nuk ka njohur të ketë ndodhur një flijim në përmasa kaq të mëdha. Tërë rrjedha e ngjarjeve në Kosovën e robëruar të asaj kohe, do të ndryshojë gjithmonë më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, fal sakrificës së heroit tonë kombëtar Adem Jashari, rënia e të cilit do të pasojë një mobilizim të paparë deri atëherë. Karvani i djemve dhe vajzave më të mirë të Kosovës, të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, do rritej jashtëzakonshëm, për t’i dal zot atdheut nga kthetrat e regjimit serb. Sot UÇK-në të gjithë e ruajmë në zemër, dhe asaj i falemi përjetësisht! Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Familjes Jashari! Lavdi të gjithë dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për liri dhe pavarësi të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …