Në tërë vendin tonë, po vazhdon të mbahet greva e filluar më 1 shtator nga punëtorët e sektorit të arsimit. Greva e paralajmëruar shumë kohë më parë, po mbahet me kërkesë për shtesa të punëtorëve të arsimit prej 100 eurove deri në miratimin e Ligjit të Pagave në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, thotë se greva në gjitha komunat e Kosovës do të vazhdojë edhe në ditët apo javët në vijim, pasi qeveritarët po humbasin kohë duke mos ftuar në dialog sindikalistët për të gjetur zgjidhje. Qeveria duhet të takohet me ne, zyrtarisht, para mediave. Ne çdo herë po takohemi dhe po i themi gjërat para mediave sepse ne jemi në rrugë të drejtë me kërkesa legjitime dhe nuk kemi çfarë të fshehim. Uroj që Qeveria Kurti ta ndërrojë qëndrimin ndaj grevës dhe nëse vërtetë i do shkollat me nxënës, nëse vërtetë i do komunat dhe institucionet e larta me qytetarë duke kryer kërkesat e tyre atëherë le të ulet me ne dhe të fillojë së realizuari kërkesat tona, saktësoi Rrahman Jasharaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …