Në Tërnovc të Madh të Kosovës Lindore do të ndërtohet një memorial kushtuar komandantit të UÇPMB-së, Ridvan Qazimit

Në Tërnovc të Madh do të ndërtohet një memorial kushtuar komandantit të UÇPMB-së, Ridvan Qazimit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa e ka konfirmuar se në kodrën mbi Tërnovcin e Madh në Kosovën Lindore, ka filluar puna për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e një objekti kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, Ridvan Qazimi i njohur gjatë luftës si komandant “Lleshi”. “Mund të quhet një kompleks memorial, një park përkujtimor ose ndonjë emër i tretë, por në thelb do të jetë një vend ku do të ushqehet kujtimi i komandantit “Lleshi”, kur ne shohim këtu si një hero të historisë sonë të fundit, një njeri që sakrifikoi për të mirën e popullit të tij“, tha ai. Pasi u shfaq në publik informacioni jozyrtar rreth ngritjes së kompleksit përkujtimor, tema u diskutua në seancën e rregullt të Kuvendit të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Moto Klubi “Veteranet e UÇK-së”: Vepra kolosale e profesor Ahmetit, ka lënë gjurmë të pashlyera të kohës së luftës çlirimtare dhe të Liris së Kosovës

Moto Klubi Veteranet e UÇK-së, ishin për ngushëllime tek familja e profesor Ahmet Qeriqit. Vepra …