leoni

Në territorin e komunës së Vitisë  ka filluar fushata e korrje-shirjeve

Në  territorin e komunës së Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori  për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim, Naim Pira, ju kanë dëshiruar fermerëve vitias që të kenë rendimente sa më të larta, duke bërë me dije se komuna do të bëjë çmos që të respektohen rregulloret që ndërlidhën me fushatën e korrje-shirjeve në këtë komunë dhe që procesi të ecën mbarë. Gjithashtu u bë me dije se është  formuar edhe komisioni përkatës nga komuna që do ta bëjë përcjelljen e kësaj fushate. Drejtori Pira tha se nga informatat e para të marrë prej fermerëve vitias rendimentet e grurit në veçanti është nga 4000-5000 kg për hektarë.

Kontrolloni gjithashtu

Certifikohen 180 nxënës ferizajas në programet e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – Flutura Academy

Në ambientet e Teatrit “Adriana”, është mbajtur ceremonia e certifikimit të nxënësve të Qendrës së …