Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ka bërë të ditur se në territorin e Republikës së Serbisë ka filluar një stërvitje taktike e përbashkët ajrore ruse-serbe “BARS-2018”. Në stërvitje, siç ishte praktika e deritanishme, ekipet e përbashkëta të forcave ajrore ruse dhe forcave ajrore të Serbisë do të marrin pjesë me avionët luftarakë MiG-29 dhe helikopterë multi-funksional Mi-8. Ushtrimi do të realizohet në periudhën prej 1 deri më 5 tetor dhe do të përdoren deri në 10 avionë të Armatës së Serbisë. Ekuipazhet e helikopterëve do të stërvitin për kërkim dhe shpëtim – thotë deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …