Mbrëmë në Tiranë është marshuar kundër vaksinimit të detyruar dhe kanë brohoritur “Zgjohuni nga gjumi” “Trupi im, Zgjedhja ime” e parolla të tjera. Protestuesit kanë thënë se janë kundër vaksinës anti Covid dhe paralajmëruan duke bënë thirrje që do të vijojnë me këto veprime, edhe nëse i pengon policia. “Të marshojmë në rrugë, edhe nëse policia na pengon, ne do të vijojmë marshimin. Poshtë diktatura. Ne nuk do të prodhojmë asnjë incident që të mos i japim luksin Edi Ramës që t’i thotë Sorosit, ja unë e bëra atë që deshe. Ne do të fillojmë këtu protest. Policë, zgjohuni nga gjumi….”, tha aktivisti Altin Goxhaj. Një javë më parë, disa persona janë ndalur nga policia e Tiranës për shkak të organizmit të protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm. Ata janë akuzuar edhe për thirrje publike për veprime të dhunshme dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.
