Në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Türkiye-Shqipëri, në Tiranë është organizuar paneli i diskutimit me temë “Rikuptimi i poetit të himnit kombëtar, Mehmet Akif Ersoy”, transmeton Anadolu. Aktiviteti i organizuar nga Qendra e Studimeve Ballkanike pranë Universitetit të New Yorkut në Tiranë , universiteti i Fondacionit Turk Maarif, në ambientet e kampusit, filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmeteve shkatërrimtarë në Türkiye të muajit shkurt, ndërsa pjesë e tij ishin drejtues të institucioneve turke në Shqipëri, studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, pedagogë dhe studentë. Ambasadori turk në Tiranë, Tajar Kağan Ataj, në fjalën e tij përshëndetëse, duke iu referuar tërmeteve në Turqi, tha se Shqipëria ka qenë gjithnjë në solidaritet të plotë me Turqinë. Populli shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë reaguar menjëherë duke nisur në terren ekipet e kërkim-shpëtimit në Türkiye dhe njëkohësisht populli shqiptar ka reaguar duke u tubuar nëpër sheshe në nderim të atyre që ndërruan jetë gjatë tërmetit dhe njëkohësisht bënë të mundur nisjen e ndihmave drejt Turqisë, tha Atay. Duke theksuar se Mehmet Akif Ersoy është një vlerë historike e të dyja kombeve, Ataj u shpreh se kombi shqiptar dhe kombi turk kanë shekuj të tërë që vazhdojnë të ecin në rrugë të përbashkët, pasi kanë ndarë të njëjtin fat.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …