Në Tiranë është mbajtur forumi me temë: “Partneriteti Strategjik Turko-Shqiptar dhe Qasja e Turqisë ndaj Ballkanit” ku folës kryesor në forum ishte ambasadori i Turqisë në Tiranë, Takar Kağan Ataj, i cili në fjalën e tij u fokusua tek marrëdhëniet dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve si dhe te qasja ndaj Shqipërisë dhe rajonit, si dhe në çështje të tjera, raporton Anadolu. Në aktivitetin e organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) në ambientet e Shtëpia e Librit “Tirana Times”, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të vendeve të ndryshme, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, studiues dhe pedagogë. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Atay tha se viti 2023 është një vit shumë i veçantë për Türkiyen, sepse festojnë edhe 100-vjetorin e Republikës. Ai shtoi se Marrëveshja e Miqësisë dhe Bashkëpunimit të Përjetshëm me Shqipërinë, e nënshkruar në vitin 1923, vendosi marrëdhëniet diplomatike midis dy kombeve.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …