Në Tiranë ka filluar protesta e organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kundër Qeverisë Rama. Në Tiranë kanë arritur protestues nga rrethet anekënd Shqipërisë dhe po mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme kundër Qeverisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, sipas planit të përgatitur, do të dalë nga selia blu dhe do të ecë përgjatë bulevardit ‘Zhan Dark’, për të mbërritur tek godina e Hotel Dajtit, së bashku me njerëzit që do e shoqërojnë me pankarta. Tek kjo godinë, Basha do i bashkohet qytetarëve që do të vijnë nga sheshi ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas së bashku drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, edhe nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ketë marshim të protestuesve drejt Kryeministrisë. Pikëtaimi i protestuesve do të jetë sheshi ‘Skëndërbej’, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të vijë nga selia, për t’iu bashkuar protestuesve. Protesta do të shoqërohet nga fjalime politike që do të mbyllen nga Lulzim Basha.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …