Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në hapje të Samitit të Drejtuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor theksoi se pjesëmarrja e udhëheqësve është një shenjë e qartë e vullnetit për të marrë autorësi të zbatimit të panit të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe të tregut të përbashkët rajonal. “Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të 6-të të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të BE-së ekonomik për Ballkanin dhe të tregut të përbashkët rajonal, tha Rama. Në Samit, janë duke merr pjesë, komisionari Olivér Várhelyi; kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq; kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq; kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtarët të tjerë të lartë nga vendet e rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …