Në Tiranë vazhdon protesta e opozitës me kërkesë për rrëzimin e Qeverisë Rama, Basha nën çadër

Në Tiranë vazhdon protesta e opozitës me kërkesë për rrëzimin e Qeverisë Rama, Basha nën çadër

Sot në qendër të Tiranës i zhvillura protesta e Partisë Demakratike të Shqipërisë me kërkesë për rrëzimin e  Qeverisë Rama. Para dhjetëra mijërave njerëzve të mbledhur në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thënë se janë aty për të marrë vendim e madh, që të largojnë qeverinë e Edi Ramës. Ai ka bërë thirrje shqiptarëve të tubuar aty që të qëndrojnë në shesh deri sa vendi të shkojë në zgjedhje të lira, e deri atëherë të krijohet një Qeveri teknike.

Deputeti i PD-së, Sali Berisha gjatë protestës në Tiranë ka thënë: Revolucioni demokratik filloi. Nuk ka forcë në botë që t’i rezistojë. Edhe njëherë ftoj Edi Ramën të largohet një minutë e më parë, të dorëzojë pushtetin dhe të niset drejt koshit të plehrave të historisë. Ky është një revolucion i vërtetë sepse synon përmbysjen e banditokracisë, zëvendësimin e tij me vlerat e dekokracisë. Revolucionet janë ato që ndryshojnë rendin, ky është një rend banditokratësh”, tha Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha jo vetëm që nuk është larguar nga sheshi përballë kryeministrisë ku po mbahet protesta e PD, por është futur edhe brenda çadrës gjigande që është ngritur për këtë arsye.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …