Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. prandaj sot në Prishtinë organizohet marshi “Një popull për drejtësi”, gjithashtu do të mbahen edhe këto aktivitete: Në orën 9:00 – Homazhe te varri i Astritit. Në orën 10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë në Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore të familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit. Në orën 12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’. Në orën 14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit. Në orën 14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.
