Në tri komunat e Kosovës Lindore, gjatë regjistrimi të popullatës në Serbi, janë evidentuar më shumë se 100.000 shqiptarë

Në tri komunat e Kosovës Lindore, gjatë regjistrimi të popullatës në Serbi, janë evidentuar më shumë se 100.000 shqiptarë

Procesi i regjistrimit të popullatës dhe amvisërive i filluar me 1 tetor në Serbi,  po thuaj ka përfunduar në të gjithë vendbanimet shqiptare Preshevë, Bujanoc e në Medvegjë. Procesi sipas përfaqësuesve të Komisionit Komunal për Regjistrim, është zhvilluar pa ndonjë problem, ndërsa rezultatet preliminare i përgënjeshtrojnë autoritet shtetërore të cilat shqiptarët i konsideronin si një pakicë numerike. Rezultatet preliminare janë evidente se në komunën e Preshevës me të gjitha 35 vendbanime jetojnë 58850 qytetarë rezidentë dhe jorezidentë në 11573 amvisëri. Sipas informatave që i kam Bujanoc ka diku mbi 54000 qytetarë, ndërsa Medvegja mbi 8300 qytetarë”, deklaroi për RTK-në Hevzi Ramadani, kryetar i Komisionit Komunal për Regjistrim. Qytetarët në Preshevë, iu kanë përgjigjur pozitivisht regjistrimit ndërsa shprehen të kënaqur që janë regjistruar të gjithë edhe ata që jetojnë këtu e edhe familjarët e tyre që jetojnë në diasporë.  Rezultatet e para zyrtare Enti për Statistika i Serbisë pritet t`i bëjë publike nga fundi i nëntorit, ndërsa ato përfundimtare më së voni deri në fundin e prillit të vitit 2023. Procesi i regjistrimit në tri komunat e Luginës së Preshevës është monitoruar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e misionit të OSBE-së në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …