Prokuroria e Izmirit ka filluar një hetim për romanin e fundit të shkrimtarit turk, Orhan Pamuk, për fyerjet që përmban teksti, kundër themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Hetimi u hap pas ankesës së avokatit Tarcan Uluk, sipas të cilit “Veba Geceleri” (“Netët e murtajës”) përmban jo vetëm fyerje ndaj Ataturkut, i konsideruar si krim në Turqi, por edhe gjuhën e urrejtjes. Ankesa që shkaktoi hetimin i referohet edhe disa deklaratave në lidhje me kurdët dhe armenët që Pamuk publikoi në një gazetë zvicerane dhe për të cilat ai ishte në gjyq në të kaluarën me akuza të ngjashme, thuhet në aktakuzë. Shkrimtari Pambuk i ka mohuar akuzat: “Unë nuk kam shkruar asgjë që ka implikime me Ataturkun dhe nuk i pranoj akuzat”, i ka thënë ai prokurorit, sipas raportimeve të disa medieve. Në Turqi, përbuzja dhe fyerja kundër Mustafa Kemal Ataturkut dënohet me burg deri në pesë vjet.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …