Sot në Turqi po mbahen zgjedhjet presidenciale. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 në lindje të Turqisë, ndërkaq në 8:00 në pjesën tjetër të vendit. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote mbi 61 milionë persona. Vendvotimet mbyllen në orë 17:00 dhe rezultatet e para priten në orën 22:00, sipas kohës lokale. Radio Evropa e Lirë njofton se fokusi kryesor është në përpjekjet e presidentit Recep Tayyip Erdogan që të marrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij, Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së hidhur në zgjedhjet e vitit të kaluar. Në këto zgjedhje, votuesit në Turqi do të zgjedhin kryetarët e rinj në 81 provincat e vendit, si dhe anëtarët e Këshillave të provincave dhe zyrtarë të tjerë lokalë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …