Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se nga 1 tetori i këtij viti të gjithë ata që duan në studiojnë në universitetet publike, studimet u ofrohen pa pagesë. Ai tha se po realizojnë një pas një premtimet e dhëna. Kurti sqaroi se për nivelin bachelor dhe master gjithçka do të jetë falas, kurse për doktorantët do të ketë lehtësira.“E drejta për arsim është e drejtë e secilit dhe arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, nga 1 tetori i këtij viti arsim i lartë publik në Kosovë do të jetë falas në bachelor dhe master ndërsa për doktorantët do të jetë i lehtësues. Do të ketë përfitime edhe për studentët që vijnë nga vendet e rajonit”.
