Me rastin e ceremonisë së varrimit të Ramadan Shaban Palluzhës, ë mbledhjen komemorative të mbajtur në oborrin e shkollës, para të pranishmëve folën udhëheqësit komunal dhe personalitete shkencore e akademike nga Kosova dhe Shqipëria. Fjala lamtumirëse e Sulejman Uglaninit liderit të Sanxhakut i cili i priu delegacionit prej 30 anëtarëve, ngjalli emocione të papërshkrueshme. Në mes të tjerash Uglanin tha: “Kemi ardhur sot te vllaznit tanë, këtu në Drenicë, në emën të popullit të Sanxhakut, te familja e Shaban Polluzhës, te familja e atij burri i cili me ushtrinë e vet erdhi që ta mbronte popullin tonë nga shfarosja çetnike. Ne ia kemi borxh kësaj familje falënderimin për kontributin të cilin e ka dhënë mixha Shaban, i cili flijoi edhe familjen e tij për ta shpëtuar popullin tonë nga shfarosja. Një delegacion i yni dhe të rinjtë tanë patën fatin që axhen Ramdan ta vizitojnë para dhjetë ditëve sa ishte ende gjallë dhe ky fakt na benë të lumtur dhe krenar. Sot jemi këtu ta nderojmë për herë të fundit dhe Zoti ju lasht shnosh’. Në fund të fjalimit Uglanin shtoi:”Me këtë rast dua të shpresoj se ardhja e jonë sot këtu do ti shërbej ngritjes së përafrimit dhe vazhdimit të bashkëpunimit tone vëllazërore, si dikur kur ishim në kohërat më të vështira”. Në moshën 17 vjeçare Ramadan Polluzha i ishte bashkangjitur babait të tij, Shabanit, në Brigadën e Drenicës, në të cilën ai ishte komandat deri në rënien e tij më 22 shkurt të vitit 1945. Ramadani e mbajti amanetin që ia kishte dhënë e babës dhe nuk lejoi që kufoma të binte në duart e armikut. Ramadani ka qenë njëri nga 4 djemtë dhe 7 vajzat e Shaban Polluzhës. (Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës, “Kosova për Sanxhakun”).
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …