Në vendin e lindjes së tij,  vihet gurthemeli për ndërtimin e fazës së dytë të “Kompleksit Muzeal të Ukshin Hotit”

Për nder të 17 qershorit, ditëlindjes së prof. Ukshin Hotit u vu gurthemeli për ndërtimin e fazës së dytë të “Kompleksit Muzeal të Ukshin Hotit”. Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në Krushë të Madhe u bë hedhja e gurthemelit për ndërtimin e fazës së dytë të “Kompleksit Muzeal të Ukshin Hotit”. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, familjarë të prof. Ukshin Hotit, si dhe qytetarë. “Sot, për nder të 17 qershorit, ditëlindjes së intelektualit dhe atdhetarit të çështjes kombëtare, prof. Ukshin Hoti, në Krushë të Madhe, vumë gurthemelin për ndërtimin e fazës së dytë të “Kompleksit Muzeal të Ukshin Hotit”. Përveçse e kemi për nder e detyrim, është edhe një dëshmi për ta ruajtur kujtesën tonë, për një atdhetar, politolog, dhe veprimtar siç ishte Ukshin Hoti”,-ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …