leoni

Në vendin e quajtur Stani i Hoxhes në Kukës, u mbajt Shkolla Verore “Vlerat natyrore të basenit të lumit Drin”

Nga data 2 deri me datë 6 tetor në vendin e quajtur Stani i Hoxhes në Kukës, u mbajt Shkolla Verore “Vlerat natyrore të basenit të lumit Drin”. Ky aktivitet u mbajt me pjesëmarrjen e studentëve nga departamentet i Mjedis dhe Shkenca Natyrore, nga Shqipëria e Kosova. Kjo ishte mundësi unike për të mësuar në bashkëpunim mes nxënësve nga të dyja shtetet, duke promovuar bashkëpunimin ndërkufitar, mirëkuptimin dhe unitetin në qëllimin e përbashkët të ruajtjes së trashëgimisë natyrore të pellgut të lumit Drin. Pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë bazat e mbrojtjes së biodiversitetit, të përfshihen në debate dhe diskutime, të kuptojnë dhe zhvillojnë analiza të ndryshme dhe të përgatisin raste studimore për zbatim. Shkolla Verore u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e Biodiversitetit në pellgun e lumit Drin nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Pellgut Ujëmbledhës – BIODRINI”, zbatohet në Kosovë nga Komuna e Rahovecit dhe Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova – Pamkos, si dhe në Shqipëri nga Qarku Kukës  dhe Urban Research Institute. Projekti BIODRINI financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Thirrjes së tretë për Projekt-propozime për Programin IPA Shqipëri – Kosovë. IPA Cross Border Cooperation Programme Albania – Kosovo.

May be an image of 5 people and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …