Në vendin tonë po qëndron një delegacion i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë

Në vendin tonë po qëndron një delegacion i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë

Në vendin tonë po qëndron një delegacion i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë. Delegacioni është prit në takim nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka. Temë qendrore e takimit në mes tyre ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të komisioneve zgjedhore të dyja vendeve dhe anëtarësimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO). Në vazhdim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ndau mirënjohje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë dhe kryetaren e këtij institucioni, Lefterije Luzi për mbështetjen e dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në ACEEEO. Në fund të takimit, anëtarët e të dy institucioneve u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëbimin e përvojave të proceseve zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …