Në Veri të vendit tonë po shtohen tensionet pas arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiq nga Policia e Kosovës. Tanimë janë bllokuar rrugët në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq. Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat e alarmit dhe automjetet e ndihmës së parë. Protestuesit serbë fillimisht po tubohen në Rudarë. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra. Lidhur me situatën e krijuar, zonja Vjosa Osmani ka thirrur në një takim krerët e partive politike, ku do të flasin për rritjen e tensioneve në veri, edhe pse ajo kohë më parë ka bërë të ditur se janë shtyrë zgjedhjet në veri për 23 prill të vitit 2023.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …