Në Vigjilje të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Deçanit, u zhvilluan gara të diturisë në nivel Komunal në lëndën e Matematikës, për klasat e VI, VII dhe VIII

Në vigjilje të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Deçanit, u zhvilluan gara të diturisë në nivel Komunal në lëndën e Matematikës, për klasat e VI, VII dhe VIII nga Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta të komunës së Deçanit. Garat u organizuan nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan dhe Shoqata e Matematicentëve të Deçanit. Garat ishin nën përkujdesjen e Profesorit Muharrem Kukalaj dhe arsimtarëve të matematikës nga shkollat e Deçanit. Garat u zhvilluan në SHMT “Tafil Kasumaj”, ku drejtori i shkollës Lan Stojkaj u përkujdes për sigurimin e materialeve për testet e nxënësve. Gjatë procesit të garës, drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, vizitoj nxënësit garues, me çrast ju uroj nxënësve suksese dhe falënderoj drejtorin e shkollës Stojkaj, për ofrimin e kushteve komode në zhvillimin e garës tanimë tradicionale, falënderoj Profesorin Kukalaj për organizimin e garës, gjithashtu falënderoj drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për përkrahjen në mbarëvajtjen e garës.

Vazhdojmë me garat e radhës nga lënda e fizikës javën tjetër.

Në garë kanë marr pjesë:

21 nxënës nga klasat e VI-ta

16 nxënës nga klasat e VII-ta dhe

15 nxënës nga klasst e VIII-ta.

Këta janë nxënësit fitues në garat e matematikës

Klasa e VI

  1. Adela Lufaj sh.f.m.u. “Dëshmorët e Kombit”

  2. Andi Osdautaj sh.f.m.u. “Isa Boletini”

  3. Muzli Hulaj sh.f.m.u. “Dëshmorët e Vokshit”

  4. Erjola Gjukaj sh.f.m.u. “Dëshmorët e Kombit”

  5. Ernat Tafilaj sh.f.m.u. “Bajram Curri”

Klasa e VII

  1. Erza Imeraj sh.f.m.u. “Jusuf Gërvalla”

  2. Dea Hasanaj sh.f.m.u. “Drita”

  3. Rexhep Hajdaraj sh.f.m.u. “Heronjtë e Dukagjinit”

Klasa e VIII

  1. Rinor Selmonaj sh.f.m.u. “Rexhep Kadrijaj”

  2. Arnisa Dervishaj sh.f.m.u. “Esad Mekuli”

  3. Rinesa Balaj sh.f.m.u. “Sylejman Vokshi”

Shkollat pjesëmarrëse në garat komunale nga lënda e matematikës

  1. Sh.f.m.u “Heronjtë e Dukagjinit”

  2. Sh.f.m.u “Rexhep Kadrijaj”

  3. Sh.f.m.u “Sylejman Vokshi”

  4. Sh.f.m.u “Esad Mekuli”

  5. Sh.f.m.u “Dëshmorët e Vokshit”

  6. Sh.f.m.u “Sylë Alaj”

  7. Sh.f.m.u “Dëshmorët e Kombit”

  8. Sh.f.m.u “Bajram Curri”

  9. Sh.f.m.u “Kuvendi i verrave të Llukës”

  10. Sh.f.m.u “Lan Selimi”

  11. Sh.f.m.u “Drita”

  12. Sh.f.m.u “Ardhmëria”

  13. Sh.f.m.u “Maxhun Çekaj”

  14. Sh.f.m.u “Jusuf Gërvalla” dhe

  15. Sh.f.m.u “Isa Boletini”

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …