Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të komunës së Malishevës, Kryetari Kastrati vizitoi disa familjet të dëshmorëve
Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të komunës së Malishevës, Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor, sot vizituan familjet e nderuara të dëshmorëve; Imer Krasniqi, Labinot Krasniqi dhe Hilmi Hoti në Carrallukë, pastaj familjet e dëshmorëve; Avdullah Morina, Izet Morina, Zymer Krasniqi dhe Xhevdet Morina në Astrazup, më pas; Ali Paçarizi, Shaqir Paçarizi, Refki Paçarizi, Dituni Paçarizi, Daut Paçarizi dhe Shefqet Paçarizi në Dragobil, Rexhep Kastrati në Maxharrë, Hysen Sopaj dhe Maliq Sopaj në Janqist, Enver Bytyçi dhe Kujtim Bytyçi në Shkozë, si dhe Hidajet Mazreku në Guriq. Gjithçka që sot shoqëria jonë e gëzon ka ardhur si rezultat i gjakut të dëshmorëve, i luftës sonë çlirimtare dhe gjithë atyre që u flijuan për liri e atdhe. LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!