Në takimin po marrin pjesë përfaqësues nga Agjencitë e Mjedisit dhe institucionet tjera relevante të 39 shteteve evropiane. Kosova në këtë takim po përfaqësohet nga kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës z.Ilir Morina. Temat kryesore që po diskutohen në këtë takim janë: ekonomia e gjelbër dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore në Evropë, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes Departamentit të Mjedisit të Komisionit Evropian dhe Epa-Network, mbeturinat nga ushqimi, shfrytëzimi i të dhenave mjedisore në procesin e planifikimit mjedisorr, politikat e reja mjedisore të Evropës etj. Në kuadër të takimin do të ketë edhe nje diskutim të veçantë për mbështetjen e Agjencive të mjedisit të Ballkanit në kuadër të programit që është zhvilluar nga grupi i interesit për Ballkanin, program ky i inicuar nga AMMK. Përveç programit zyrtarë të takimit do të ketë edhe aktivitete dhe vizita tjera sikurse janë vizita Parkut Nacional Historik Trakai dhe kështjellës Trakai afer Vilnius, rezervateve të natyrës në Kernave etj. Kosova vazhdon të jetë një anëtare aktive e këtij rrjeti jo vetëm përmes pjesëmarrjes në takimet e rregullta por edhe përmes aktiviteteve dhe programeve në kuadër të grupeve të interesit sikurse është ai për Ballkanin Perëndimorë.( A. B.)
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …