Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara ka përllogaritur se, gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore. Pavarësisht se treguesi ka shënuar ulje te lehtë nga rishikimi i vitit 2020, Shqipëria ka rreth 1 të tretën e popullsisë saj me mungesa të sigurisë ushqimore. Programi vlerësoi se, ne përgjithësi bota nuk ka përparuar as drejt sigurimit të aksesit në ushqim të sigurt, të ushqyeshëm dhe të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit ose drejt çrrënjosjes së të gjitha formave të kequshqyerjes. Konflikti, ndryshueshmëria dhe ekstremet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë janë nxitësit kryesorë që ngadalësojnë progresin ndaj sigurimit ushqimor, veçanërisht aty ku pabarazia është e lartë. Pandemia dhe lufta në Ukrainë e bëri rrugën drejt objektivave edhe më të pjerrët, thuhet mes tjerash në raport.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …