Edhe pse Kosova kishte numrin më të madh të lindjeve në Evropë në krahasim me numrin e banorëve, në vitet e fundit numri i lindjeve ka shënuar rënie për më shumë se 10 mijë lindje më pak. Shkaktarë të rënies së natalitetit në Kosovë thuhet se janë kushtet e vështira ekonomike, ligji i lehonisë, planifikimi familjar, si dhe emancipimi i femrës. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2010 janë regjistruar gjithsej 33.966 lindje, në vitin 2016 janë evidentuar 23.494 lindje. Kurse, vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2016 janë regjistruar 10 mijë e 139 lindje, ndërsa për vitin 2017 janë regjistruar 10 mijë e 161, ndërsa në dy muajt e parë të vitit 2018 janë regjistruar rreth 1 mijë e 442 lindje. Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Myrvete Paçarada rënien e natalitetit në Kosovë e arsyeton me faktin se femrat në Kosovë po i përkushton më shumë karrierës. Ajo ligjin e lehonisë në Kosovë dhe planifikimin familjar i sheh si faktor që po ndikon në rënieve e natalitetit në vend.
