Në Viti bëhen teste dhe gjurmohen kontaktet e rasteve me Covid 19

Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim në Viti, në takimin e sotëm ka shqyrtuar situatën aktuale në këtë komunë, pas paraqitjes së rasteve të reja më Covid 19, ku u diskutuan edhe mundësit për marrjen e masave të reja në lokalitetet e prekura. Ky komitet, në koordinim me komponenten shëndetësore dhe atë të sigurisë, kanë intensifikuar punën në identifikimin e kontakteve të personave që janë diagnostifikuar më virusin corona në fshatrat e prekura të kësaj komune. Dje janë bërë testet e familjarëve dhe të afërmeve në Ramjan e Pozheran, ndërkaq sot do ti bëhen testet e familjarëve të rastit në Skifteraj. Momentalisht, numri i tërësishëm i të infektuarve në komunën e Vitisë ka arritur në 18, ndërkohë që 3 nga këto raste janë shëruar. Po ashtu u tha se do të vazhdoj me dezinfektimin e objekteve publike dhe klorifikimin e rrugëve dhe trotuareve në territorin e komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …