Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të martën me 5 shkurt 2019 në ora 13.00 në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti mbahet Konfernca Shkencore “Shkolla Shqipe në hapësirat shqiptare gjatë shekujve XVI-XX”.
Të pranishmëve me një fjalë rasti, do t’iu drejtohet i pari i komunës, z. Sokol Haliti, ndërsa pjesëmarrës me nga një ligjëratë do të jenë akademik shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.