Sot në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, kanë filluar të zhvillohen garat e olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për nxënësit e klasave të nënta. Kjo olimpiadë po mbështetet nga Republikës e Kosovës dhe Shqipërisë ndërsa edhe komuna e Vitisë është pjesë e saj. Përndryshe olimpiada në fjalë po shihet si një mundësi e mirë për nxënësit që të testojnë njohuritë e tyre në gjuhën shqipe dhe të përfitojnë nga përvoja e këtij aktiviteti. Me këtë rast drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti ju ka uruar suksese nxënësve vitias të cilët po marrin pjesë në këtë garë.