Në Viti po mbahen garat komunale në sportin e Ping-Pongut në mes të nxënëseve të shkollave fillore dhe të mesme të lartë

Në sallën sportive brenda Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, janë duke u zhvilluar garat komunale në sportin e Ping-Pongut në mes të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të larta dhe atë për kategorinë e femrave dhe meshkujve. Këto gara po zhvillohen në organizimin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollorë në Viti në mbështetje të drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtoresha e DKS-së, Fatbardha Emini, drejtori i DKRS-së, Valmir Sahiti dhe të tjerë kanë vizituar këto gara sportive. Kryetari Haliti i ka përgëzuar nxënësit për vullnetin që kanë të merren me sport duke ju uruar atyre suksese. Ndërkaq Milot Haziri, Kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollorë në Viti, tha se falë angazhimit të pedagogëve të sporteve shkollore në këtë komunë po mbahen gara të tilla të rregullta. Ai falënderoj kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti por edhe drejtorët e drejtorive që i kanë ndihmuar kësaj shoqate në bashkë organizimin e këtyre garave. Këtë aktivitet sportiv nga afër e kanë përcjellë edhe ushtar të KFOR-it amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …