Në qytetin e Vitisë, po mbahet manifestimi, “Flakadani i Karadakut” i cili ka filluar dje dhe do të zgjasë deri me 26 mars. Dje u bë hapja solemne e manifestimit dhe ndezja e flakadanit në sheshin, “Nijazi Azemi”. Sot mbahen garat rajonale të recituesve në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës, “Gursel dhe Bajram Sylejmani”. Të shtunën, më 23 mars 2019 në orën 14:00 mbahet ora e madhe letrare në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”. Të dielën më 24 mars dhe deri të martën, më 26 mars 2019, mbahet festivali i ansambleve dhe shoqërive kulturore dhe artistike – 2019 në sheshin e qytetit të Vitisë dhe në sallën e koncerteve. Të martën, më 26 mars 2019 në orën 10:00 mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …