leoni

Në Viti po mbahet ushtrimi fushor “Partnerët 19”

Ushtrimi fushor “Partnerët 19”, ka filluar të realizohet me testimin e kapaciteteve emergjente, në rast tërmeti. Në këtë ushtrim, janë të përfshirë, pos Institucioneve komunale të Vitisë, edhe FSK-ja, AME, Policia, Njësia e Zjarrëfikjes dhe shpëtimit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Kryqi i Kuq etj. Fillimisht, është mbajtur një takim i Këshillit Emergjent komunal, i kryesuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, ku edhe janë paraqitur situatat e inskenuara të tërmetit dhe janë koordinuar veprimet konkrete për reagim. Tërmeti u inskenua në ambientet e shkollës së mesme profesionale në Viti, ku mekanizmat relevant kanë testuar kapacitetet e tyre në raste emergjente. Përndryshe, ky ushtrim fushor do të vazhdoj edhe në 3 ditët e ardhshme, ku do të bëhen edhe inskenime të tjera të rasteve emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …