leoni

Në Viti po vazhdon ushtrimi fushor “Partnerët 19”

Në kuadër të ushtrimit fushor “Partnerët 19”, që po realizohet në Komunën e Vitisë, me testimin e kapaciteteve emergjente, sot janë inskenuar disa raste emergjente në rast tërmeti si: evakuimi i 100 qytetarëve në fshatin Terpezë, ndërhyrja në rast zjarri të shkaktuar nga tërmeti në objektin e shkollës “Ahmet Hajdari” në Beguncë, kontaminimi nga mbetjet kimike në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani ”në Viti, si dhe disa raste të tjera. Në këto ushtrime fushore po marrin pjesë përfaqësues nga Institucionet komunale të Vitisë, FSK-ja, AME, Policia, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Kryqi i Kuq etj. Përndryshe Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, bëri me dije se kapacitetet e ndërhyrjes në raste të tilla emergjente në komunën e Vitisë janë këto: Policia 15 pjesëtarë dhe 3 automjete, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit 20 zjarrfikës dhe 4 automjete, Emergjencat shëndetësore 2 ekipe nga 4 pjesëtarë dhe 2 autoambulanca si dhe Kryqi i Kuq në Viti, me 9 pjesëtarë, 8 vullnetarë, sekretarja dhe 1 automjet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …