Në Viti shënohet Dita Botërore kundër Kancerit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjarë (QKMF) në Viti, përmes një ligjërate dhe trajnimi ka shënuar sot 4 shkurtin-Ditën Ndërkombëtare kundër Kancerit.

Me këtë rast drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, tha se ne si drejtori dhe institucione komunale, do të mundohemi të jemi në përkrahje dhe ti vetëdijësojmë të gjithë qytetarët e prekur nga kjo sëmundje.

Ndërsa, Dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së Viti, tha se përmes edukimit shëndetësorë synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe edukimin për kancerin, në mënyrë që të veprohet sa më herët në parandalim.

“Në këtë ditë, ne si punëtorë shëndetësorë solidarizohemi me të gjithë personat e prekur me këtë sëmundje. Gjithashtu në vazhdimësi ne kemi punuar edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve që të trajtojnë këtë sëmundje në fazën e hershme”, tha ajo.

Ligjërata dhe trajnimi mbi luftën kundër kancerit, është mbajtur nga Dr. Lumnije Byqmeti- Berisha, gjinekologe në QKMF-Viti.

Përndryshe, sipas të dhënave shëndetësore, gjatë vitit 2021, Kosova ka pasur rreth 1600 raste të reja me kancer.

Duke llogaritur faktin që kanceri është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë, Dita Botërore kundër Kancerit konsiderohet si nismë, ku e gjithë bota në mënyrë simbolike mund të bashkohet në luftën kundër kësaj sëmundje.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …