Në Viti të martën mbahet ekspozita me moton “Thirrëm edhe Mua”

Në kuadër të muajit ndërkombëtar të luftës kundër Kancerit të Gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë në bashkëpunim me kuartorën Jalldëza Mustafa ju ftojnë të bëheni pjesë e ekspozitës me moton “Thirrëm edhe Mua” për luftimin e kancerit të gjirit.

Tema e Ekspozitës është: Zbulimi i hershëm – mbijetesë”. 

Agjenda:

Fjalët përshëndetëse të Merrushe Ahmetit, Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe kuartores Jalldëza Mustafa

Programi Artistikë

Tri ese të punuara nga nxënësit e Shkollës së Mesme Gjimnazi Kongresi i Manastirit me temë: “Të gjeshë Forcën me Vështirësi”

Poezi kushtuar infermierës së ndierë Leonora Kurti nga artistja Jalldëza Mustafa

Ekspozita mbahet të martën me 29 tetor 2024 me fillim në ora 15.00 te Shtëpia e Kulturës (Galeria e Arteve).

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …