leoni

Në Viti u mbajt punëtoria mbi draftin e dokumentit të Buxhetimit të përgjegjshëm gjinor

Vë Viti është mbajtur një punëtori me qëllim të hartimit të Draft Dokumentit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor për Komunën e Vitisë. Në këtë punëtori e cila është organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), konkretisht të Sektorit të Demokratizimit brenda këtij institucioni që është i vendosur në Gjilan kanë marrë pjesë përfaqësues të Grupit Punues Komunal për Buxhetimin Gjinor dhe zyrtarë tjerë komunal ku në veçanti është diskutuar mbi draft dokumentin përfundimtar për buxhetimin gjinor i cili pritet të mbështet planifikimin e buxhetit komunal. Në këtë punëtori zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, pos që ka mbajtur diskutime të shumta për planifikim e buxhetit komunal në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune ka mbajtur takime të tilla edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë në veçanti që të gjithë të jenë pjesëmarrës në hartimin e buxhetit komunal pa dallime. Zv. Kryetari Aliu po ashtu theksoi se kjo komunë i trajton barabartë të dy gjinitë ashtu siç edhe parashihet me ligjet në fuqi. Përndryshe Ibadete Hyseni, Zyrtare për Barazi Gjinore në Viti bëri me dije se me aprovimin e këtij dokumenti do të eliminohen pabarazitë gjinore ne ndarjen e buxheteve komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …