Në Viti u mbajt tryeza: “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”

Organizuar nga Zyra komunale për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Misionin  e OSBE-së në Kosovë, është mbajtur të mërkurën në komunën e Vitisë, tryeza me temë “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”. Organizimi i kësaj tryeze, kishte për qëllim diskutimin e të arriturave nga akterët relevant që janë përgjegjës në realizimin e politikave për avancimin e barazisë gjinore në nivel komunal, si dhe të bëjë identifikimin e sfidave dhe ndërmarrjen e masave për zhvillimin e politikave të reja. Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, në fjalën e tij tha se Institucionet komunale në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që nocioni për barazi gjinore, të ketë vërtet tretman meritor. Për këtë, ai ka falënderuar edhe misionin e OSBE-së për bashkëpunim tejet të mirë, por edhe mekanizmat e tjerë që kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim. Ndërsa Sadete Tërrnava Osmani nga Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan, u shpreh se Vitia është komunë kampione sa i përket angazhimeve në barazinë gjinore. Ajo gjithashtu dha disa propozime  për avancim të mëtutjeshëm për eliminimin e pabarazisë gjinore, që ende është shumë evidente sidomos në vendet rurale. Edhe Irfan Ukshini, nga zyra e OSBE-së, vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e Institucioneve komunale të Vitisë, duke e cilësuar  se është njëra ndër komunat që po merret si model nga komunat e tjera të Kosovës. Kurse  Ibadete Hyseni, zyrtare për barazi gjinore në Viti, prezantoi një raport të të arriturave për barazi gjinore, si dhe sfidat dhe planifikimi i politikave zhvillimore të reja, që do të ndërmerren në të ardhmen  në komunën e Vitisë. Në fund të kësaj tryeze, dolën edhe rekomandimet që të vazhdohet me fushata vetëdijesuese për barazinë gjinore, si dhe të vazhdohet me mbështetjen e grave në fuqizimin ekonomik të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …