Në Viti u mbajtën diskutimet publike për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba dhe të Rregullores për Tatimin në Pronë

Në Viti janë mbajtur diskutimet publike për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba dhe të Rregullores për Tatimin në Pronë për vitin 2020. Prezantimi i këtyre Propozim Rregulloreve është bërë nga Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama si dhe nga Përgjegjësi i Sektorit të Tatimit në Pronë, Mifail Azizi. Drejtori Rama potencoi se këto dy rregullore janë shumë të rëndësishme pasi që sipas tij përmes saj bëhet inkasimi i taksave komunale duke kontribuar drejtpërdrejtë në buxhetin komunal. Ai shtoj se taksat për bizneset që operojnë në Komunën e Vitisë, do të mbesin të ngrira edhe për vitin në vijim me qëllim që të ndihmohet sektori i biznesit në këtë komunë. Ndërkaq gjatë këtij diskutimi publik kanë marrë pjesë qytetarë të komunës së Vitisë por edhe zyrtarët komunal të cilët punojnë në drejtoritë e ndryshme komunale. Përndryshe gjatë këtij takimi të pranishmit kanë dhënë propozime të ndryshme për ndryshme ku edhe u kërkua që të shikohen mundësitë që nga Tatimi në Pronë të lirohen familjet e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …