Në Viti u përurua rrjeta për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”

Sot në Viti, është bërë përurimi i rrjetës për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”. Me këtë rast i pranishëm në këtë përurim ishin edhe përfaqësuesit komunal të Vitisë. Bëhet me dije se implementues i këtij projekti është Qendra Rinore në Viti dhe projekti në fjalë është bashkëpunim i komunës së Vitisë me SKAT (Swiss Resource Centre and Consultancies for Development), qeverinë e Zvicrës dhe Kosovës si dhe në bashkëparticipim me komunën e Vitisë. Sipas Donjeta Sadikut, përfaqësuese e Qendrës Rinore në Viti, ky projekt është një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe përkushtimit për mbrojtjen e mjedisit. Ajo falënderoj të gjithë  partnerët  që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në Viti. Gjithashtu sipas saj në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe trajnime me zyrtar komunal, gra dhe nxënës  për menaxhimin e integruar të resurseve ujore.

May be an image of 5 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …