leoni

Në Viti u promovua vepra monografike ”Tahir Berisha, një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare”

Në Shtëpinë e Kulturës në Viti, është përuruar vepra monografike e koautorëve Hamza Halabaku –Mujë S.Berisha me titull: “Tahir Berisha, një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare. Redaktori i kësaj monografie, prof. Dr. Mehmet Halimi duke i çmuar e nderuar koautorët e kësaj monografie sa vëllimore, po aq cilësore, sa të rëndësishme e të pëlqyeshme, po aq të mirëpritur, jo vetëm si shokë e miq serioz e dinjitoz, por edhe si shkrimtarë e poetë, si mjeshtër të përkryer të pendës e të përdorimit të fjalës, si intelektualë të rryer e të vyer të shkrimit shqip. Më mbante besa e më ushqente shpresa dhe bindja e plotë se lënda e mirë ka rënë në duar të mjeshtërve të mirë e të sigurt. Ndaj me kureshtje të madhe e me interesim të veçantë, me padurim, me vullnet e me gëzim të madh i hyra leximit të dorëshkrimit të monografisë në fjalë me shënime, sepse ai që lexon me shënime lexon dy herë. Vepër kjo, e cila i kushtohet një personaliteti me përmasa universale e shumëdimensionale, i cili me punën e tij kolosale la gjurmë të dalluara e të dokumentuara në historinë e arsimit e të kulturës sonë kombëtare”, u shpreh prof. Halimi. Në emër të Institucioneve komunale ka folur zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ndërsa rreth monografisë folën edhe autorët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …