leoni

Në Viti u shënua 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Arsim dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar një varg aktivitetesh për fëmijë. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, fillimisht ka pritur në takim nxënësit me nevoja të veçanta, të paraleles në shkollë fillore Bafti Haxhiu në Viti, e po ashtu ka pritur edhe fëmijët e Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, si dhe nxënësit e shkollës fillore të fshatit Ramnishtë. Kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, me ç’rast edhe së bashku kanë prerë një tortë, shenjë respekti për ta. Gjithashtu, në sallën e Kuvendit Komunal, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka organizuar pritje për nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu”, të cilët i ka njoftuar për vendimmarrjen e këtij Institucioni, si edhe për organizimin e seancave të Asamblesë komunale. Më pas, nxënësit kanë vizituar edhe stacionin policor në Viti, si edhe ambientet e Gjykatës Themelore. Në kuadër të Ditës së fëmijëve, është mbajtur një program kulturorë e artistik, përgatitur nga Kori i Qytetit dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”. E veçanta e aktiviteteve të sivjetme për 1 Qershorin, është socializimi i nxënësve të shkollës fillore “28 Nëntori” të fshatit Vërban dhe atyre të shkollës “Bafti haxhiu” në Viti, me që rast edhe janë shkëmbyer dhurata mes tyre.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …