Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizuar nga Drejtoria për Kulturë-Rini e Sport, në bashkëpunim me Çerdhen e Fëmijëve në Viti, është mbajtur një manifestim në amfiteatrin e parkut të qytetit. Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke uruar fëmijët për këtë ditë, është shprehur i kënaqur se aktivitetet për shënimin e ditëve të veçanta pas pezullimit disa mujor, po fillojn pikërisht me Ditën e Fëmijëve, ardhmërisë së vendit. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të denjë e plot shpresë, sepse janë dhurata më e shtrenjtë në jetë, u shpreh kryetari Haliti. Ky manifestim, u begatua edhe me një program artistik të përgatitur nga fëmijët e Çerdhes së Fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …