Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, në Viti u vendosen kurora lulesh tek memoriali i gazetarit “Kerim Lewton” në qytetin e Vitisë, që mban emrin e gazetarit të ndjerë, i cili u vra në kufirin Kosovaro- Maqedonas, gjatë konfliktit në Maqedoni. Në këto homazhe i pranishëm ishte kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, Bekim Azizi me bashkëpunëtorë, Sekretari i dytë politik i ambasadës Britanike në Kosovë, Richard Le Vay, gazetarë dhe të tjerë. Përndryshe pas homazheve në organizimin e Institutit të medias së Kosovës, Këshillin e pavarur të mediave, Këshillin e Klubeve Rotary të Kosovës, Rotary Klub Vitia dhe me mbështetje të Komunës së Vitisë, respektivisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u zhvillua tryeza e përbashkët me temë:” Të bërit gazetari në këtë kohë, plasimi i informatës si e mirë publike, sfidat, kërcënimet dhe rreziqet”.