Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e Tokës

Me rastin e Ditës  Ndërkombëtare të Tokës, sot në Viti nga institucionet komunale të udhëhequra nga kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të institucioneve arsimore, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena”, Njësisë së zjarrfikësve dhe të tjerë janë mbjellur  lule  dhe drunjë dekorativ në parkun e qytetit dhe në disa pjesë tjera të qytetit në Viti. Aktivitetet kanë filluar nga parku i qytetit, ndërsa kryetari Haliti u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtjen e ambientit. Ai i njoftoj  se vitin 2025 përmes një vendimi e  ka shpallur si vit të mbrojtjes së mjedisit dhe të pyjeve në këtë komunë dhe bëri me dije se komuna e Vitisë është duke synuar të krijoj një park në hapësirë prej mbi 1 hektarë brenda Vitisë. Përndryshe Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që shënohet në të gjithë botën me 22 prill, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi …