leoni

Në Viti u shënua “Java Globale e Ndërmarrësisë” me një debat me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”

Aktivitetet që po organizohen nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, e që u zhvillua edhe në ambientet e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, në një takim me nxënësit e kësaj shkolle, kanë për fokus rrjetëzimin e ndërmarrësve, zhvillimin e ekosistemit në Kosovë, trajnime për ndërmarrësit e rinj, gjithëpërfshirjen, ndarjen e tregimeve të suksesit, ndërmarrësin sociale, ISO Standardet, marketingun digjital, promovimin e të rinjve ndërmarrës, sfidat e ndërmarrësve, qasjen në financa etj. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili në fjalën e tij hyrëse ka përshëndetur këtë nismë për organizimin e aktivitetit që ka për qëllim perspektivat për vetë-punësim të të rinjve. “Java globale e ndërmarrësisë, duhet përkrahet në të gjitha iniciativat. Ne si institucione kemi mbështetë iniciativat e deritanishme që kanë të bëjnë me ndërmarrësin, kështu që edhe bashkëpunimi me organizatat e tjera dhe mekanizmat tjerë, kanë rezultuar me përfitim grantesh që kanë qenë mbështetje e nevojshme për ndërmarrësit”, u shpreh kryetari Haliti. Ndërkaq Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), ka thënë që numri i aktiviteteve për “Javën Globale të Ndërmarrësisë” është rritur ndër vite. “3 vjet më parë kemi pasur numrin më të madh të aktiviteteve. Vitin e kaluar i kemi pasur 6 aktivitete, ndërkaq në vazhdimësi kemi synuar ta kalojmë këtë rekord. Këtë vit i kemi 14 aktivitete përgjatë tërë javës”, tha Zeka. Sipas tij, qëllimi i organizimit të kësaj jave është shpërndarja e historive të suksesit. Zeka pohoi që fokusi do të jetë tek të rinjtë, të cilat sipas tij nuk shohin perspektivë në Kosovë. “Jemi në një kohë shumë interesante, ku shumë prej të rinjve nuk shohin perspektivë në vendin tonë. Besoj që thelbi kryesor i të gjitha aktiviteteve tona gjatë kësaj jave do të jetë pikërisht ky. Do të ndajmë sa më shumë histori të suksesit te të rinjtë dhe do t’u tregojmë atyre që është jashtëzakonisht e mundur t’ia dalësh në Kosovë edhe në këto rrethana”, ka thënë ai. Zeka po ashtu ka vlerësuar lartë përkushtimin e Institucioneve komunale të Vitisë, krahas fushës së ndërmarrësisë dhe në këtë kontekst, tha se kryetari Haliti, në një mënyrë është ndër më të dalluarit sa i përket mbështetjes së të bërit biznes. Përpos përfaqësuesit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, i pranishëm ishte edhe Ardian Hoxha, ndërmarrës i dalluar, i cili bëri një përshkrim jetësor, për të arriturat e tij në fushën e biznesit. “ Jam një ndër ata që kam filluar të bërit biznes qysh si fëmijë në treg, për të vazhduar më pas në taksist e përkthyes dhe për të mbërritur në këtë fazë kur sot si 38 vjeçar, kam në posedim 7 kompani dhe 2 të tjera në procedurë të hapjes”, nisi rrëfimin e tij të stories së suksesit Hoxha. Ai bëri të ditur se menaxhon këto kompani ku janë të punësuar mbi 400 punëtor. Ai ka ndarë me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, eksperiencën e tij, duke inkurajuar të rinjtë që të kenë vetëbesim në marrjen e iniciativave, që do të ndikojnë pozitivisht në arritjen e sukseseve në jetë. Nxënësit e pranishëm në këtë debat, kanë parashtruar përfaqësuesit të OEA-së , posaçërisht ndërmarrësit të suksesshëm z.Hoxha, rreth sfidave dhe të arriturave. Ky aktivitet që u mbajt në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, u organizua nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Institucionet komunale të Vitisë dhe Drejtorinë për Arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …