Në Viti u shënua Java kundër dhunës së gruas

Në kuadër të Javës kundër dhunës së gruas, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar një takim me zyrtaret komunale, udhëheqëse të drejtorive dhe të institucioneve shëndetësore, ku është folur për dukurinë dhe parandalimin e dhunës së gruas, e në përgjithësi dhunës në familje. “Ndonëse në mënyrë simbolike për shkak të situatës epidemiologjike, megjithatë dëshiruam që ta shënojmë Javën kundër dhunës së gruas, dhe të përçojmë mesazhin për vetëdijesim që do të ndikoj në parandalimin e kësaj dukurie”, tha kryetari Haliti. Kurse kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, theksoi se duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin e dhunës ndaj gruas, duke konsideruar se për këtë sensibilizim, duhet një angazhim e përkushtim i të gjitha instancave, në mënyrë që kjo dukuri të eliminohet. Ndërsa dr.Xhylsime Qamili, tha se do të angazhohen maksimalisht që të jenë zëri kundër dhunës së gruas. Përndryshe, Komuna e Vitisë sa i përket parandalimit të dhunës në familje, ka aprovuar strategjinë por edhe ka themeluar mekanizmin kundër dhunës në familje, i cili përbëhet nga 15 anëtar, përfshirë komunën, gjykatën, policinë, prokurorinë e organe të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Kënaqësi t’i pres e t’i uroj kampionët që lartësuan e bën krenarë jo vetëm Ferizajn por gjithë Kosovën

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e tij …