Parashikimet fillestare të Agjencisë së Statistikave tregojnë se Kosova ka më shumë se 1.5 milionë banorë, tha për gazetarët drejtori i ASK-së, Avni Kastrati. Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, por në veri të vendit serbët etnikë janë shumicë në katër komuna. Në vitin 2011, numri i popullsisë në Kosovë ishte 1 milionë e 800 mijë banorë, me 93% shqiptarë, tani ka pak më shumë se një milion e 500 mijë. Popullsia e Kosovës është zvogëluar ndjeshëm në dekadën e fundit, sipas rezultateve paraprake të regjistrimit kombëtar të vendit, megjithëse numri i përgjithshëm i banorëve mund të jetë zvogëluar edhe nga bojkoti që i ka bërë kësaj radhe pakica etnike serbe, edhe pse ajo nuk arrin në shumë se 90 mijë serbe. Regjistrimet janë çështje delikate në shumë vende të Ballkanit, ku rënia e lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike minojnë përpjekjet për të marrë të dhëna të sakta për popullsinë.
