Në vitin 2020 janë realizuar 50% më pak fluturime në ANP "Adem Jashari", krahasuar me vitin 2019

Në vitin 2020 janë realizuar 50% më pak fluturime në ANP “Adem Jashari”, krahasuar me vitin 2019

Viti 2020 do të mbahet mend më së shumti për pandeminë COVID-19, e cila përpos që ndikoi në gjendjen shëndetësore të shumë njerëzve jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën ndikoi shumë edhe në pamundësimin e takimit të njerëzve me familjarë e miq nga shumë vende. Edhe pse që nga paslufta jemi mësuar që çdo verë e dimër të duket edhe më bukur falë ardhjes së bashkatdhetarëve, këtë vit gjithçka ndryshoi. Bashkatdhetarëve iu pamundësua ardhja, e natyrshëm pati edhe më pak fluturime ardhje-vajtje në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës-Adem Jashari. Nga Aeroporti i Prishtinës kanë bërë të ditur se deri në fund të muajit nëntor të këtij viti janë realizuar 7 mijë e 440 fluturime dhe pati 974.212 udhëtarë. Gjatë këtij viti pati afro 50% më pak fluturime dhe udhëtarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Të dhënat deri në muajin nëntor nuk jepnin fije shpresë se kjo gjë do të ndryshojë në periudhën e festave të fundvitit, por ndodhi e kundërta.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …